Ballina Opinion Ne dhe varrezat i kemi katrahurë

Ne dhe varrezat i kemi katrahurë

32
0

Nga Mirela Jorgo 

Ne edhe varrezat i kemi katrahurē.

Nuk kemi respekt për të vdekurit.

I betonojmē dhe i bējmë gjigante me mermer e beton.

Nuk i kthejmë në lëndina me bar dhe një gur të punuar bukur ku gdhendim emrin dhe ditët e shënuar të lindjes e vdekjes.

Nxitojmē t’i ngjeshim plot beton dhe jo aromēn e tokës e hijen e qeparisēve.

Nxitojmē kush bēn mermerin më të shtrenjtē dhe e kufizojmē me kangjella.

Varret janë aq ngjitur sa nuk ke ku të vendosësh këmbën. Për të vendosur një tufë lule tek një varr, duhet të shkelësh mbi varret e tjera.

Njeriu ka lindur prej tokēs dhe drejt tokës do tē shkoj.

Me vete nuk merr asgjë.

As privilegjet, as pasuritē, as veshjet, as salltanetet.

Kush e kupton vdekjen me thellësi , ndjen sesi respektohet ai që vdes.

Mal betoni dhe mermeri mbi trupin e tij, në vend që të ketē lēndinë plot lule mbi tē.

Nxitojmē edhe tek shpenzimet marramendëse te mermerit e granitit.

Nuk e kuptojnē qē vetēm toka dhe dheu i saj te jep prehje.