Ballina Politika PD: Ministri i Financave Petrit Malaj, pronar i disa bizneseve, një nga...

PD: Ministri i Financave Petrit Malaj, pronar i disa bizneseve, një nga autorët e manipulimit të të dhënave të Censit

15
0

Zëdhënësja e antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka mbajtur ditën e djeshme një deklaratë për mediat. Gjatë fjalës së saj Vangjeli është shprehur se ministri i Financave Petrit Malaj rezulton i lidhur me disa biznese. Sipas saj Malaj ka lidhje me BDO Albania shpk në pronësi edhe të familjarëve me administrator babain dhe motrën e tij. Ajo shtoi se vetë Malaj ka qenë administrator i drejtpërdrejtë deri në Dhjetor 2023.

Më tej shtoi se ministri ka lidhje me PBM sh.p.k në pronësi të të dy prindërve dhe vetë Petrit Malaj është larguar nga pronësia e drejtpërdrejtë në Korrik 2019 duke ja shitur aksionet nënës së tij. “Kompania BDO Albania ka kryer auditimin e shoqërisë famoze të Erjon Veliajt Eco Tirana 2019-2021 kundrejt vlerës 1.8 mil lekë. Dhe sipas Spending Data ka përfituar gjatë viteve 2019-2024 gjithsej 5.8 milionë lekë nga Instat dhe Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave Durrës.

Është pikërisht kontributi i ish-drejtorit të AKBN dhe ministrit aktual të financave, produkti i rezultateve të diktuara nga Edi Rama të censit të fundit dhe jo vetëm, me ulje të papunësisë dhe rritje të mirëqënies, apo shifra të minimizuara në maksimum të shqiptarëve të larguar jashtë vendit. Për këtë kompania e familjarëve të ministrit ku ka qenë edhe vetë administrator ka lidhur: marëveshjen Grant Kontrata CENS 2020 nr 1252/2 dt 7.12.2018, kontrata nr.1038/13 dt 10.12.2019; Grant IPA 2014/A/07 Cens 22, kontrata nr. 721/12 dt 4.11.2022 Grant IPA 2019 Cens 22,kontrata 20200255 dt 7.03.2023 Grant kontratë nr.12550 mbështetje Cens, urdhër nr. 1067 dt 28.5.2024.

Pas sulmit kibernetik në INSTAT, më 7 shkurt 2024 Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Certifikimit e Sigurisë Kibernetike, Igli Tafa, i cili duke folur për sulmin kibernetik në INSTAT, tha se të dhënat e censusit, nuk u prekën, sepse nuk ndodheshin fizikisht në INSTAT, por në një vendndodhje fizike jashtë INSTAT. Në 31 Korrik 2024 Petrit Malaj kreu betimin e marrjes zyrtare të detyrës si ministër i Financave.

Por, a mund të besojnë shqiptarët te performanca gjatë ushtrimit të detyrës në respekt të ligjit kur Malaj kontribuoi në nxjerrjen e të dhënave të censit skandaloz e të pavërtetë apo për ushtrimin e detyrës në shkelje të ligjit për konfliktit e interesit neni 35”, thuhet në denoncimin e PD.