Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë i shkallës Rihter ka tronditur mëngjesin e sotëm Portugalinë. Siç njoftoi shërbimi kombëtar meteorologjik tërmeti u regjistrua në orën 05:11 me orën lokale (06:11 me orën shqiptare) dhe epiqendra e tij ishte në det të hapur, rreth 60 km në perëndim të qytetit port të Sines (në jug të vendit).
Shërbimi sizmologjik amerikan USGS njoftoi se në këtë zonë regjistroi një tërmet me magnitudë 5.4 ballë në thellësinë 17.5 kilometra.
Instituti Kombëtar Gjeografik Spanjoll raportoi nga ana e tij se dridhja sizmike u ndje edhe në Spanjë, veçanërisht në Huelva, por dhe në Marok.
“Deri më tani, ne nuk ka jetë të humbura ose dëme materiale”, tha komandanti kombëtar i Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Portugalisë, Andre Fernandez, në një konferencë për shtyp.
Un #terremoto de magnitud 5,4 sacude el sur de #Portugal y así sintió en vivo en los estudios de #CNN Portugal. (.@cnnportugal).
El #sismo se ha sentido también en varios puntos de #España, especialmente en #Huelva, y en #Marruecos.#Earthquake pic.twitter.com/QGdbiU2ASy
— 𝙈𝙖𝙧𝙞𝙤 𝙈𝙤𝙧𝙖𝙮 (@Mario_Moray) August 26, 2024