Ballina Lifestyle VIDEO SKANDALOZE / Ja si Antonela Berisha dhe e motra dhunuan barbarisht...

VIDEO SKANDALOZE / Ja si Antonela Berisha dhe e motra dhunuan barbarisht Klea Prengën

21
0

Dalin pamjet kur motrat Antonela dhe Mariela Berishaj dhunojnë Klea Prengën mbrëmjen e 6 gushtit 2024. Ngjarja ndodh në një lokal luksoz tek ‘Kodra e Diellit” në Tiranë.

Në pamjet duken motrat Berisha, të veshura sport të cilat zbresin shkallët hyjnë në lokal. E para është Mariela, e veshur me të zeza, dhe pas saj është Antonela.

Sapo futen në lokal, Mariela Berisha merr (një gotë ose shishe) qelqi nga një tavolinë dhe godet Prengën e cila ishte e ulur në tavolinë. Pas saj shfaqet e motra Antonela, e cila gjithashtu e dhunon vajzën e re.

Mes të tria vajzave nis një përleshje. Disa persona ndërhyjnë në lokal për të ndarë sherrin.

Një burrë tërheq dy motrat Berisha mënjanë e ndërsa përpiqet ti largojë, Antonela merr dicka nga tavolina për të goditur sërish Prengën. Më pas ata largohen të qeta nga lokali.

Dy motrat Berisha janë shpallur në kërkim dhe ndaj tyre është ngritur akuza “Plagosje e rëndë me dashje”.