Ballina Kosovë Vrasja e Liridona Ademajt, Gjykata e Prishtinës merr vendimin për tre të...

Vrasja e Liridona Ademajt, Gjykata e Prishtinës merr vendimin për tre të akuzuarit

30
0

Tre të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajn do të vijojnë të qëndrojnë në paraburgim edhe për dy muaj.

Ky ishte vendimi që mori këtë të hënë Gjykata Themelore e Prishtinës për bashkëshortin e Liridonës Naim Murselin dhe Kushtrim Kokallën e Granit Plavën.

Lajmin për KosovaPress, e ka konfirmuar bashkëpunëtorja profesionale nga zyra e kryetares së kësaj gjykate, Medina Gashi.

Ju informoj se të pandehurve N.M, G.P dhe K.K iu është vazhduar masa e paraburgimit për dy muaj me Aktvendimin e datës 23.08.2024, e cila masë do t’iu llogaritet nga data 26.08.2024 deri me datë 25.10.2024, nën kushtet ligjore të parapara në KPPK”, thuhet nga zyra e shtypit të Gjykatës.

Murselit, Kokallës e Plavës, fillimisht Gjykata Themelore në Prishtinë më 3 dhjetor 2023, u kishte caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, vendim të cilin e kishte lënë në fuqi edhe Gjykata e Apelit.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në datën 29 nëntor 2023, ku organizator i kësaj masakre ishte bashkëshorti i Liridonës Naim Murseli. Viktima u ekzekutua me plumba brenda makinës, ku ishte me Naimin dhe dy fëmijët e saj, ndërsa të gjithë skemën Naim Murseli e ndërtoi si grabitje.