Nëna e trajnerit Sylvinho ka ndërruar jetë. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur fillimisht presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Kreu i FSHF-së shpreh ngushëllimet e tij për humbjen e madhe në familjen e Sylvinhos. Po ashtu ofron mbështetje për trajnerin e kuqezinjve në këto momente të vështira.
Sylvinho ndërkohë ka udhëtuar menjëherë drejt Brazilit. Tekniku po qëndron pranë familjes në këto momente të vështira.
Njoftimi i presidentit Armand Duka:
“Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të nënës së trajnerit të Kombëtares sonë, Silvinjo.
Në emrin tim, në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe të çdo anëtari të komunitetit të futbollit i përcjell trajnerit Silvinjo ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe.
Në këtë moment të vështirë i gjendemi pranë Silvinjos dhe familjes së tij, që humbën një njeri shumë të dashur për ta.