Një zbulim sensacional nga Gary Neville, një shtyllë e Manchester United që dominoi në nivel kombëtar dhe në Evropë në vitet ’90 dhe në dekadën e parë të viteve 2000.
Ish-mbrojtësi i Djajve të Kuq, në podkastin e The Overlap, u pyet nga Jamie Carragher në lidhje me ekipin që do të donte të luante nëse do t’i duhej të largohej nga United.
Neville, duke i habitur dëgjuesit e ndoshta dhe vetë Carragher, u përgjigj: “Unë do të thosha Arsenal. Ata ishin klubi për të cilin në përgjithësi kisha respekt të madh, është një klub me traditë të vërtetë”.
Një përgjigje që nuk është e qartë, duke pasur parasysh se topçinjtë e Ëengerit ishin shpesh konkurrentët kryesorë të Manchester Unitedit të Fergusonit dhe në disa rrethana i mundën edhe në garën për titull.
Mbrojtësi i lindur në vitin 1975 luajti në skuadrën e kuqe të Mançesterit nga viti 1992 deri në vitin 2011, duke bërë 602 paraqitje dhe 7 gola. Trofetë e fituar: 12 kampionate, 4 Kupa FA, 3 Kupa të Ligës, 8 Community Shields, 2 Liga të Kampionëve, 1 Kupë Ndërkontinentale dhe 1 Kupa e Botës për Klube. Një nga lojtarët më të mirë të epokës së tij, i cili, vite pas daljes në pension vjen me një deklaratë që sigurisht nuk do të lërë indiferentë si tifozët e United dhe Arsenal.