Ballina Bota Nigeria në kolaps, të paktën 49 të vdekur dhe mijëra të tjerë...

Nigeria në kolaps, të paktën 49 të vdekur dhe mijëra të tjerë janë zhvendosur nga përmbytjet

61
0

Numri i të vdekurve në Nigeri për shkak të përmbytjeve shkatërruese që nga 16 gushti është rritur në 49, me të paktën 470 persona të lënduar, tha të hënën agjencia e menaxhimit të emergjencave të vendit.

Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave (NEMA) ka deklaruar se shtetet veriore të Jigawa, Adamawa dhe Taraba u goditën rëndë nga përmbytjet pas disa ditësh reshjesh intensive.

Gjithsej 43,519 njerëz janë zhvendosur nga përmbytjet, sipas agjencisë.

Ezekiel Manzo, një zëdhënës i NEMA,  se agjencia ka monitoruar incidentin në rritje të përmbytjeve në të gjithë vendin.

“Ekipet monitoruese të NEMA po vlerësojnë situatat e përmbytjeve veçanërisht pas alarmit për ngritjen e nivelit të ujit”, tha ai.

Përmbytjet kanë vrarë qindra njerëz dhe kanë zhvendosur mijëra në të gjithë Afrikën Perëndimore dhe Qendrore në gusht, duke përfshirë në vendet e Burkina Faso, Mali, Niger dhe Çad, si dhe në Nigeri.