Ballina Kronika E rëndë në Korçë, 45-vjeçari i vë flakën ish-bashkëshortes, zbardhen informacionet paraprake

E rëndë në Korçë, 45-vjeçari i vë flakën ish-bashkëshortes, zbardhen informacionet paraprake

11
0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Korçën mesditën e kësaj të shtune ku një 45-vjeçar i ndarë nga bashkëshortja, i ka vënë flakën kësaj të fundit.

Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 2, Korçë, në rrugë, shtetasi B. T., 45 vjeç, ka tentuar të djegë me lëndë djegëse benzinë bashkëshorten,( në proces divorci dhe aktualisht jetojnë të ndarë), shtetasen M. T., 31 vjeçe.
Shtetasi B.T, pasi i ka hedhur lëndën djegëse në trup shtetases M.T dhe e ka ndezur është larguar me shpejtësi.

Si pasojë shtetasja M. T., ka pësuar djegie në trup dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 45 vjeçarit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.

Në foto shikoni pikërisht çiftin, i cili prej kohësh jetonin të ndarë, por kjo si duket nuk e ka penguar 45-vjeçarin të bëhet xheloz dhe kjo dyshohet nga policia se ka qenë një motivi i kësaj ngjarjeje të rëndë.

31-vjeçarja e cila jetonte me të emën dhe dy fëmijët e saj të mitur 2 dhe 5-vjeç, ishte duke u kthyer nga puna, kur është ndaluar pranë banesës nga Bledari.
45-vjeçari i cili ka lëvizur në këmbë ka lagur me një shishe benzinë të renë i ka vënë flakën dhe më pas është larguar me shpejtësi. E dëmtuara mësohet se nuk ka pasur urdhër mbrotje.