Ballina Kronika Dibër/ I vodhi një shumë parash e disa sende personale një gruaje,...

Dibër/ I vodhi një shumë parash e disa sende personale një gruaje, arrestohet 24-vjeçari

7
0

Policia e Dibrës ka arrestuar ditën e sotme 24- vjeçarin Kreshnik Skura, pasi i vodhi një shumë parash dhe disa sende personale një gruaje me inicialet A.K.

Sipas policisë, 24- vjeçarit, banues në Tiranë, gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte iu gjetën të fshehura dhe iu sekuestruan paratë e vjedhura dhe sendet personale, të gruas me inicialet A.K.

Njoftimi i policisë:

Dibër/ I vodhi një shumë parash dhe disa sende personale një shtetaseje, kapet dhe vihet në pranga 24-vjeçari .

Sekuestrohet shuma e parave dhe sendet personale.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, menjëherë pas administrimit të kallëzimit të shtetases A.K., se në qytetin e Peshkopisë, shtetasi Kreshnik Skura,  i kishte vjedhur një shumë parash dhe disa sende personale,  menjëherë është organizuar puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të këtij rasti, shtetasi:

Kreshnik Skura, 24 vjeç, banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte 24-vjeçari, gjetën të fshehura dhe sekuestruan shumën e parave dhe sendet personale, të shtetases A.K.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme