Është kërcënuar nga pesë persona për shkak të detyrës kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka.
Policia ka vënë në pranga shtetasit Redian Haxhi, Petrit Selmani, Brajan Selmani, Santiago Selmani dhe Nazmi Selmani.
I arrestuari Nazmi Selmani, është biznesmeni dhe presidenti i klubit “Iliria” të Fushë Krujës, i cili është konfliktuar me Dukën për një vendimmarrje të tij. Të arrestuarit e proceduarit e tjerë janë djemtë dhe të afërm të Selmanit.
Sipas burimeve nga grupi hetimor mësohet se Nazmi Selmani i ka kërkuar Dukës, që të marrë në Kombëtaren Shqiptare një prej djemve të tij dhe ai nuk ka pranuar. Si pasojë, 7 personat janë drejtuar drejt banesës së tij.
Mësohet se fillimisht ata e kanë kërcënuar me mesazhe presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, dhe më pas i kanë shkuar në banesë.