Ballina Europë Zvicra mund të braktisë neutralitetin 500 vjeçar shkaku i kërcënimit rus

Zvicra mund të braktisë neutralitetin 500 vjeçar shkaku i kërcënimit rus

23
0

Komisioni Zviceran i Sigurisë po bën thirrje për një rishikim të neutralitetit që vendi e ka ruajtur që nga viti 1515.

Raporti vë në dukje se Zvicra tashmë është bërë një objektiv i luftës hibride – dezinformimi, spiunazhi dhe sulmet kibernetike.

Ekspertët rekomandojnë përgatitjen e gjithë shoqërisë, jo vetëm ushtrisë, për një konflikt të mundshëm, shkruan politico.

Në sfondin e kërcënimit në rritje nga Rusia, sugjerohet gjithashtu forcimi i lidhjeve me Bashkimin Evropian dhe NATO-n, rritjen e shpenzimeve ushtarake dhe zgjerimin e bashkëpunimit me Perëndimin.

Për më tepër, komisioni po këmbëngul në heqjen e një ndalimi për rieksportin e armëve tek Ukraina.

Gjetjet tashmë i janë paraqitur ministres zvicerane të Mbrojtjes, Viola Amherd dhe do të përbëjnë bazën e strategjisë së re të sigurisë së vendit për vitin 2025.