Liverpool ka fituar bindshëm ndaj rivalëve të përjetshëm të Manchester United, në “Old Traford”, në javën e tretë të Premier League.
Skuadra e Arne Slot ishte dominuese nga fillimi në fund, duke fituar 3-0.
“The Reds” gjetën golin në minutën e 7 me Trent Alexandre-Arnold, por goli u anulua pas rishikimit në VAR.
Në minutën e 35 Mohamed Salah asistoi bukur në zone dhe Luis Diaz me kokë arriti të shënojë.
Në minutën e 42 erdhi goli i dytë për miqtë ku sërish Salah asistoi dhe Diaz dyfishoi rezultatin.
Liverpool mbylli llogaritë në minutën e 56, kur Mohamed Salah shënoi të tretin pas një pasimi të Dominik Szoboszlai.
Pas kësaj fitoreje të madhe, Liverpool ka 9 pikë dhe kryeson renditjen së bashku me Manchester City, ndërsa Manchester United mbetet në vendin e 14, me vetëm 3 pikë pas 3 ndeshjeve të para.