Ballina Kosovë Dialogu Prishtinë-Beograd, Lajçak: Për pak ditë do të jem në Kosovë

Dialogu Prishtinë-Beograd, Lajçak: Për pak ditë do të jem në Kosovë

27
0

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, paralajmëroi një vizitë në Prishtinë për të përgatitur raundin e ri të dialogut në nivel kryenegociatorësh.

“Pas një ndalese të shkurtër në Bruksel, do të nisem për në Bled për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit dhe në Prishtinë, për të përgatitur takimin e radhës të kryenegociatorëve”, tha Lajçak, duke mos dhënë detaje të tjera rreth vizitës në Prishtinë.

Ndërkaq, Forumi i Bledit, ku Lajçak tha se do të marrë pjesë, mbahet më 2 dhe 3 shtator.

Lajçak po ashtu foli për qëndrimin e tij në Pragë, ku mori pjesë në konferencën e sigurisë në Çeki. Ai tha se në Pragë zhvilloi takime me të dërguarin e ri të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Alexender Kasanof, dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.