Ballina Sport Dinamo bën të “zonjën e shtëpisë” në Elbasan, “djemtë” e Xhafës fitojnë...

Dinamo bën të “zonjën e shtëpisë” në Elbasan, “djemtë” e Xhafës fitojnë me 10 lojtarë

9
0

Dinamo e bën “sefte” në Superiore teksa mposhtën mbrëmjen e sotme Elbasanin me rezultatin 2-1, në një sfidë që rezultoi tepër emocionuese.

“Blutë” e drejtuar nga Erjon Xhafa i shkaktojnë Elbasanit disfatën e parë pas ringjitjes në elitë. Nga ana e saj, Dinamo shijon tri pikët e para të këtij sezoni.

Itodo dhe Dejvi Bregu (66′, 90′) shënuan për Dinamon, ndërsa Emiliano Musta (78′) barazoi përkohësisht për Elbasanin.

Për 17 minuta Dinamo luajti me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Goudiaby.