Ballina Kosovë Bllokimi kufitar prej serbëve në veri, Kurti refuzon të jap koment: Sot...

Bllokimi kufitar prej serbëve në veri, Kurti refuzon të jap koment: Sot kemi festë

21
0

Kryeministri Albin Kurti, i cili ka vizituar mbrëmë festivalin e vjeljes së rrushit “Hardh Fest” në Rahovec, ka thënë se “sot kemi festë” kur është pyetur për bllokimin e pikat kufitare ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Ai ka preferuar të flasë për verërat që i ka degustuar në panairin e këtij festivali.

“Ka shumë verëra të mira, nuk mund ta zgjedh vetëm një. 100 mijë veta e vizitojnë ‘Hardh Festin’ dhe unë i inkurajoj të gjithë që të vijnë sonte, ose nesër apo pasnesër mbrëma. Duke ardhur këtu, ne i mbështesim edhe vreshtarët edhe verëtarët tonë.

Nga 8 milionë litra verë që prodhohen, 7.8 milionë janë për eksport. Këtu ka ndikuar shumë Ministria e Bujqësisë, e cila i ka mbështetur me 1050 euro për hektarë vreshtarët, ndërkaq verëtarët i ka mbështetur me 8 centë për litër”, ka thënë kryeministri.