Ballina Politika Elton Arbana një ditë para Asamblesë: Pse shijakasit duhet të votojnë...

Elton Arbana një ditë para Asamblesë: Pse shijakasit duhet të votojnë Edi Ramën dhe Partinë Socialiste në 2025?

191
0

Kryebashkiaku i Shijakut Elton Arbana vetën një ditë para mbledhjes së Asamblesë ju ka bërë thirrje shijakasve për të perkrahur dhe mbeshtetur Edi Ramen dhe PS, duke renditur sipas tij arsyet lidhur me këtë.

Postimi i Plotë i Arbanës

Partia Socialiste falë vizionit të Kryeministrit Rama gjithmonë, dhe sidomos gjatë dekadës së fundit, ka treguar se është forca që ndikon pozitivisht në jetën e përditshme të qytetarëve. Është forca politike që bën ato që thotë, madje i mban premtimet e dhëna dhe realizon gjëra përtej pritshmërive, në shërbim të çdo familje.

Është FAKT dhe e prekshme e gjithë puna që është bërë në Shijak.

Në një kohë rekord kemi punuar dhe përfunduar me Rindërtimin e Shijakut pas tërmetit, një super projekt që rilindi qytetin tonë, e ringriti më të fortë dhe më të bukur duke larguar rrënojat e 26 Nëntorit.

E gjitha kjo falë mbështetjes dhe vizionit të Kryeministrit Rama!

Nxitja dhe çuarja përpara e procesit të Legalizimeve, ku shumë shpejt për familjet me banesa ende të palegalizuara do të marrë fund pritja e gjatë për të pasur certifikatën e tyre të pronësisë.

Do të bëjmë certifikatat e tokave bujqësore për ato zona që janë ende pa azhornuar.

Në muajin nëntor-dhjetor falë nismës së Kryeministrit, bashkia Shijak do të hapë thirrjen për të gjithë ata që kanë mbaruar shkollën e lartë në degë të ndryshme të paraqiten pranë bashkisë, për t’i dhënë mundësinë që të kontribuojnë për qytetin e tyre duke i bërë pjesë të punonjësve të administratës.

Brenda vitit 2027 do të asfaltohen rrugët e të gjithë fshatrave.

Falë investimit në rrjetin 20 mijë kw në çdo fshat, kemi energji 24 orë edhe në fshatin më të thellë.

Me mbështetjen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe AKUM është investuar në rrjetin e brendshëm të Ujësjellësit.

Po realizohet rritja e pagave që ndikon në rritjen e standardit të jetesës për çdo qytetar dhe kjo falë Partisë Socialiste!

Shijakasit e kanë treguar që dinë të vlerësojnë ata që vërtetë punojnë.
Vetëm Partia Socialiste sjell progresin e Shqipërisë.

Shijaku ❤️ ime! #VetëmPërpara