Ballina Lifestyle I rinovojnë lejen e drejtimit në moshën 100 vjeçare: Jam i lumtur!...

I rinovojnë lejen e drejtimit në moshën 100 vjeçare: Jam i lumtur! Kështu do të vazhdoj të çoj gruan time në bregdet

8
0

I lindur në vitin 1924, Luciano Gulmini nga qyteti i Ravenna festoi plot një shekull muajin e kaluar (23 gusht 2024). Gjatë një interviste për mediat italiane Gulmini shprehet se është tejet i gëzuar pasi ka rinovuar patentën vetëm një muaj më parë.

“Kisha disa pasiguri pasi marrja e një licence në njëqind vjet nuk është vërtet aq e zakonshme, por gjithçka shkoi mirë” , ka thënë Luciano Gulmini.

Më tej ai shprehet se është mjaft i lumtur pasi do ta çojë përsëri pasditeve gruan e tij Tebe në bregdet, citon Tgcom24.

“Jam i lumtur pasi unë dhe Tebe, gruaja ime, mund të vazhdojmë të shkojmë pasditeve në Lido Adriano, në plazhin Alessandra. Dokumenti është ido të jetë i vlefshëm deri më 2026”. shton ai.

Ndërsa përsa i përket rinovimit të patentës i moshuari thotë se i bëri të gjitha testet e domosdoshme.

“Më bënë një intervistë të shkurtër, bëra testin e syve dhe atë të dëgjimit”, ka thënë ai.

Gulmini e ka marrë lejen e parë të drejtimit 75 vite më parë, në moshën 25-vjeçare.

Ai tregon edhe momentin e parë kur ka blerë makinë dhe udhëtimet e para që ka bërë.

“Në fillim të viteve gjashtëdhjetë blemë Fiat 500, dhe kemi vizituar disa nga vendet e Europës. Kam qenë në Zvicër, Gjermani, Austri, por edhe në Jugosllavi, në atë kohë atje ishte presidenti Tito, kemi udhëtuar prej disa vitesh, kemi shkuar në Split, në Dubrovnik, në Mostar, në Sarajevë e shumë vende të tjera” thekson Gulmini.