Ballina Kronika E rëndë në kryeqytet, gjendet pa shenja jete 43-vjeçarja, zbardhen dyshimet e...

E rëndë në kryeqytet, gjendet pa shenja jete 43-vjeçarja, zbardhen dyshimet e para

11
0

Një 43-vjeçare është gjetur pa shenja jete në Shkozë, bëri të ditur Policia e Tiranës. 43-vjeçarja B.R dyshohet se ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.
Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 08.09.2024, në Shkozë, është gjetur pa shenja jete shtetasja B. R., rreth 43 vjeçe. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.