Ballina Kronika Po eksploronte Bjeshkët e Nemuna, zhduket prej 3 ditësh turisti lituanez në...

Po eksploronte Bjeshkët e Nemuna, zhduket prej 3 ditësh turisti lituanez në Valbonë! Nis operacioni i kërkimit

9
0

Një turist lituanez rezulton i zhdukur prej tre ditësh në bjeshkët e Valbonës. Klan Kosova shkruan se Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës ka nisur operacionin e kërkimit.

Turisti kishte dalë për të eksploruar Bjeshkët e Nemuna, por prej datës 5 shtator Klan Kosova thotë se nuk është kthyer në bujtinën ku po qëndronte.

Familjarët dhe banorët kanë kërkuar ndihmë për ta lokalizuar pasi nuk kanë mundur të kontaktojnë me të.