Ballina Politika Bollano sërish në telashe, dha leje tek privati për rrethimin e dy...

Bollano sërish në telashe, dha leje tek privati për rrethimin e dy gastrave toke që i përkasin dy pronarëve të tjerë

52
0

Një çështje e dytë është rregjistruar në SPAK, kundër Arqile Bollanos, kryetarit të komanduar të bashkisë Himarë, pasi gjatë ushtrimit të detyrës, ai ka miratuar për një subjekt privat një lejë ndërtimore për rrethimin e një sipërfaqe toke, e cila u përket me dokumenta dy banorëve të zonës, Spiro Dhima dhe Ana Idrizaj.
Kjo është skemë të cilën Bollano dhe Goro, e përdorën dhe për rastin e rrethimit dhe tjetërsimit të pronës së mësuesit të Himarës, Irakli Likoka.

Rast, i cili po hetohet nga SPAK dhe aktualisht është arrestuar ish-kryetari i bashkisë së Himarës Jorgo Goro, ndërsa Arqile Bollano së bashku me Oleg Goron janë në hetim.
Ndërkohë çështja e dytë është hapur pas kallëzimit të depozituar në SPAK nga Spiro Dhima dhe Ana Idrizaj, të cilët kanë kërkuar ndjekje penale për “Shpërdorim detyre” ndaj kryebashkiakut të komanduar Arqile Bollanos dhe shefit të policisë bashkiake në Himarë, Geljon Dedit.

Sipas dosjes së dorëzuar në SPAK, Spiro Dhimo dhe Ana Idrizaj rezultojnë pronarë me AMTP të rregullta të lëshuara në vitin 1991, të dy sipërfaqeve tokë 3750 m2 dhe 3800 m2. Në dosje thuhet se kallëzuesit kanë hyrë në dijeni se këto dy pasuri janë rregjistruar në vitin 2021 në hipotekën e Sarandës, në emrin e Simo Leka.
“…ne dyshojmë se titulli i pronësisë së Simo Leka është i falsifikuar për aryse sepse ka marrë të drejtat e pronësisë që më parë i kishin

Spiro Dhimo dhe Ana Idrizaj. Pra rrethanat e pasqyruara në titullin e pronësisë së shtetasit Simo Leka janë me përmbajtje të rremë pasi prona më parë i është dhënë me dokumenta të rregullta nga ish-komuna Lukovë, dy personave të tjerë…”-thuhet në dosje.
Sipas dosjes hetimore del se Simo Leka, ka aplikuar në bashkinë Himarë për një lejë ndërtimi, duke pasur si qëllim të rrethojë pronën që disponohet nga Ana Idrizaj dhe Spiro Dhimo.

Kjo lejë ndërtimi del se është dhënë nga Arqile Bollano, i cili ushtron detyrën e kryetarit të komanduar të bashkisë Himarë.
“…duke qënë se ne për pasuritë e mësipërme kemi paguar taksat në bashkinë Himarë që nga Viti 1991 deri në ditët e sotme, Bollano në momentin e dhënies së lejes do duhet ta dinte se kjo pasuri i përket Ana Idrizaj dhe Spiro Dhimo, me dokument të rregullt pronësie dhe aq më keq të jepte një leje për pasurinë që posedohet nga ana e dy denoncuesve..”-thuhet dosjen e dorëzuar në SPAK.
Tashmë pritet që kjo çështje të bashkohet në një procedim të vetëm me dosjen hetimore ku po hetohet, Jorgo Goro, Arqile Bollano dhe Oleg Goro.