Ballina Politika Caktimi i drejtuesve politikë të PS, Paloka sulmon kreun e qeverisë: Rama...

Caktimi i drejtuesve politikë të PS, Paloka sulmon kreun e qeverisë: Rama nxori ‘bandën e hajdutëve’ në qarqe

5
0

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook pas publikimit nga Edi Rama të listës së drejtuesve politikë të PS gjatë, Asamblesë së Rilindjes në Durrës.
“Nuk isha kurioz se çfardo të fusë në furrë Rama, nga i njëjti brumë plehrash e bajgash i gatuan”, shkruan Paloka.

Postimi i plotë i Palokës:
Rama nxorri bandën e hajdutëve që i quan dhe ai “drejtues politik” të qarqeve. Në fakt nuk kisha asnjë kuriozitet se kush do ishin. Dihej që nuk do ishin ata “fituesit” e zgjedhjeve të fundit se ca i ka futur brenda e ca i ka bërë gati. Nuk isha kurioz se çfardo të fusë në furrë Rama, nga i njëjti brumë plehrash e bajgash i gatuan.

Ai që po prisja me kuriozitet ishte reagimi i atyre që çfare nuk thanë kundër drejtuesve të qarqeve të PD të caktuar nga Berisha…Po deri tani asgjë?!!!
P.S
Edhe une mund të kem ndonjë rezervë për listën tonë, po me duket krejt e pafalshme për disa demokratë që leshojne gjithë bateritë kundër vetes po nuk kanë gjetur ende asnjë fjalë për llumin e plehrat e Ramës!