Ballina Politika Deputeti Agron Duka ironi me Ramën: “Siguri” e vërtetë në fitore…po pse...

Deputeti Agron Duka ironi me Ramën: “Siguri” e vërtetë në fitore…po pse gjysmëne fjalimit ia dedikoi opozitës!

6
0
Fjalimi qesharak i Ramës po edhe i zakonshëm për një tufë të tremburish  në sallë duket se nuk i ka shpetuar as deputetit Agron Duka i cili ka reaguar menjehre me nje status ku ka shprehur habine se kur e di qe e ka te sigurte fitoren pse eshte marre me gjysmen e fjalimit me opoziten?
Postimi Dukes
“Siguri” e vërtetë në fitore…
Kryeministri ynë e ka të sigurtë, shumë të sigurtë, se partia e tij do të fitojë në 2025. Sepse opozita vetëm humbet dhe do të humbasë edhe në 2025. Sepse ekipi i saj nuk prodhon frymëzim, madje të heq edhe dëshirën për betejë…
Dakord, por si është e mundur që, pas kësaj sigurie absolute për fitoren e 10-të radhazi, gjysmën e fjalimit të tij në Asamblenë e PS-së, Rama ia dedikon opozitës? Sulmeve kundër saj, ironisë, humorit bajat, “shpifjeve” të saj që përbaltin qeverinë që shkëlqen, mediave, rrjeteve sociale që shpifin për qeverinë, etj., etj.