Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar zhvillimet në Asamblenë e Partisë Socialiste. Në një intervistë për një emision televiziv, juristi tha se kryeministri Edi Rama me vendimin për garuar në lista të hapura, tha se me këtë lëvizje ka sfiduar opozitën.
‘Asambleja e sotme mund të quhet sfidë. Kush ishte sfida e Ramës dhe PS-së. Rama sfidoi hapur dhe publikisht çdo parti politike që garon në zgjedhje, duke siguruar që emri i tij do të jetë në lista të hapura. Kjo është sfidë e hapur që bën me kundërshtarët politikë. A do të jetë Berisha si Edi Rama do të vendosë emrin e tij dhe besnikët e tij në fund të listës dhe jo në lista të sigurta. Rama ka hedhur dorashkat e boksit duke dhënë një mesazh që është sigurtë në fitore. Është hera e dytë që e përsërit dhe këtë radhë do të vendosë edhe ministrat. Të vendosësh emrin të 8-9 në Durrës, do të thotë sikur populli të vendosë 7-8 deputetë është një risk që nuk e merr asnjë kryetar partie.
Ndryshe nga rivalët politikë PS, ndryshon çdo 4 vite afro 80% të mandateve të deputetëve. Është partia që e ndryshon më shumë ekipin. Dy gjëra janë të sigurta vdekja dhe lista e Berishës. Janë disa deputetë që do të jenë të përjetshëm. Në vend të rinovohet opozita, ndodh e kundërta, rifreskohet partia në pushtet. Mbetet duke u rrudhur opozita. Heq mundësinë për të maksimizuar votën.’- tha Spahiu.
Juristi Kreshnik Spahiu thotë se tre njerëzit më të fuqishëm në Partinë Socialiste pas kryetarit Edi Rama, Janë Erion Veliaj, Belinda Balluku dhe Elisa Spiropali. Komentet Spahiu i bëri në një intervistë për një emision televiziv teksa po fliste për asamblenë e PS-së, ku tha se çelësat e pushtetit qendror dhe lokal ua ka besuar këtyre tre personave.
‘PS nuk ka asnjë nga emrat nomenklaturës komunistë. Ish-grupi i Veliajt ka çelësat e fatit të zgjedhjeve. Të gjithë janë ish-anëtarë të grupit ‘Mjaft’. Kur merr Shqipërinë e mesme merr pushtetin.
Edi Rama ka vendosur njerëzit e lëvizjes Mjaft, Arbër Mazniku, Elisa Spriopali, Erion Veliaj, ishin një lëvizje anti-Nano. Erion Veliaj me grupin e tij është një nga njerëzit më të fuqishëm në PS. Janë afro 20-deputetë dhe ministra që i përkasin Mjaft. Kush deklaron se është dobësuar politikisht Veliaj e kanë gabim.
3 njerëzit më të fuqishëm të PS-së, Veliaj, Balluku dhe Spiropali. Çelësat e pushtetit qendror dhe lokal ua ka besuar këtyre tre personave Rama. Pushteti politik pas Ramës vërtitet në duar të këtyre 3 individëve të cilët janë më influencë, qoftë në aspektin politik edhe atë ndërkombëtare. Rama ka autoritet të padiskutueshëm. Të gjithë ata që mendojnë se do të ketë krisje në PS e kanë gabim. Partitë nuk krisën kur janë më të forta se kurrë në pushtet.’- tha Berisha.