Ballina Lifestyle Kylie Jenner ribashkohet me Jordyn Woods, 5-vjet pas skandalit të Tristan Thompson

Kylie Jenner ribashkohet me Jordyn Woods, 5-vjet pas skandalit të Tristan Thompson

0
8

Kylie Jenner është ribashkuar sërish me ish shoqen e ngjushtë të saj, Jordyn Woods.

Të shtunën, më 7 shtator, Jenner dhe Woods, filmuan një klip në TikTok, duke sugjeruar se mund të jenë gati të lënë pas të kaluarën.

Ndërsa sinkronizonte buzët me një video të motrës së saj Kim Kardashian duke prezantuar shfaqjen e tyre familjare The Kardashians, Jenner tha: “Mirë djema, ne jemi kthyer”.

“A ju ka marrë malli për ne?” Woods tha, ndërsa Jordyn, shtoi, “Sepse na kishe marrë malli për ju”.

Dyshja u panë së bashku për herë të fundit në publik në korrik 2023, kur u fotografuan duke dalë nga një restorant në Los Angeles, shkruan People.