Ballina Politika Rama i beson Durrësin përsëri Dakos, Çelës dhe Ergys Agasit…Emirjona Sako si...

Rama i beson Durrësin përsëri Dakos, Çelës dhe Ergys Agasit…Emirjona Sako si version i Borëbardhës që luhet nga një zezake

66
0

Asambleja ka vendosur me emrin e tij. Ka pasur më pak duartrokitje, se gjysmës i ka hyrë  edhe frika nga akuzat që nuk janë të opozitës, as të portalëve të administratës së ramës, por edhe se se Blendi Klosi të kuton një personazh të diktaturës që thonte ta hapi Xhikja mbledhjen , ti thomi unë dy fjalë dhe pastaj flisni ju. Ashtu bëri edhe sot. Atyre që kishin shfaqur dyshime për të i tregoi vendin dhe atyre që i tregojnë besnikëri i dërgoi ku i duhen. Gjëja më e cuditëshme në fakt është emërimi i kryetares së PS si drejtuese politike. Kushdo qytetar që e ka ndjekur kur ka ndodhur që i kanë thënë me fol e njeh mirë kapacitetin politik për të përballuar një fushatë. Sako është aty një propozim i Dakos dhe bashkë me të edhe dy personave të tjerë si Ardian Çela dhe Ergys Agasi. Ky i fundit ka kohë që ka nisur nga puna, që takon njerëz, që prezantohet si dorë e fortë, që emëron  cfarë të ketë kurshëri apo shokë dhe kur e pyesin se çfarë pune bën të kujton një batutë të fortë të një emri në Durrës që thonte: Takojë kryeministrin çdo natë! Kjo shtë puna ime.

Që Sako jo vetëm nuk drejton fushatë, që pas saj janë renditur ca familje që ndoshta SPAK apo media do ti bëjë publike apo edhe ca spiunë administrate që i quan patrozhanistë kjo dihet. Por ajo që dihet më shumë është se Dako që të kujton personazhin te Dasma e Sakos dhe Ergys Agasi që bredh pas çdo emërimi, kanë mësuar politikisht si ajo batuta këto ditë me filmin e Borëbardhës, ku rolin e saj e luan një femër me ngjyrë. “E zeza” e Sakos  që e ka vizituar shpesh SPAK-un dhe është bërë e “sëmurë” kronike atje, me siguri do të zbardhë edhe ca dosje që fliten përsëri për Agasin, Dakon dhe Çelën. Rama njihet për humorin e tij, po kaq keq kishte rënë këtë radhë saqë ju desh të talli menderen me durrsakët, të paktën ata socialistë, se të tjerëve as që ua ndjen çfarë tha!

Po humori nuk mbaron këtu. Kryetarin e PS Durrësit e respektoi si mikpritës për të zgjedhur antarët e kryesisë duke e vendosur në komision. E si për ta dhje*ë fare në kryesi do të marrë edhe “motrën” e Borëbardhës për ta shoqëruar  te takimet politike! Në darkë do të shkojnë të flejnë herët se më pas në fushatë dalin tre  “skifterët”. /bulevard news