Ballina Europë U kapën në ‘shtëpi bari’, dy shqiptarët dënohen me 2 vite burg...

U kapën në ‘shtëpi bari’, dy shqiptarët dënohen me 2 vite burg në Mbretërinë e Bashkuar

11
0

Dy shqiptarë të moshës 20 dhe 25 vjeç, të cilët u kapën në një shtëpi në Angli, janë dënur respektivisht me 11 dhe 13 muaj burg.

Atyre iu gjet 10 kg kanabis me vlerë deri në 50,000 £ që ishin ngarkuar në një furgon.

Sipas mediave të huaja, Anduen Spahiu, 20 vjeç dhe Reols Havalja, 26 vjeç, u zbuluan duke u kujdesur për një “shtëpi bari” në Bedëas, Caerphilly, më 31 janar. Oficerët kishin marrë fillimisht raportime për një burrë duke hequr një sasi kanabisi nga një shtëpi.

Spahiu dhe Havalja, të dy pa vendbanim fiks, u deklaruan fajtorë për prodhimin dhe posedimin e kanabisit me qëllim furnizimin me kanabis. Gjykata dëgjoi se Havalja kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar pasi kishte udhëtuar nga Shqipëria.

Spahiu kishte mbërritur gjithashtu ilegalisht në MB dhe pretendonte se po punonte për të shlyer borxhin e tij për ata që organizuan transportin e tij në vend.