Ballina Kosovë Dalin pamjet/ Këta janë dy politikanët serbë të arrestuar nga Policia e...

Dalin pamjet/ Këta janë dy politikanët serbë të arrestuar nga Policia e Kosovës

0
9

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në veri  dy politikanë serbë, Aleksandar Arsenjevic dhe Ivan Orlovic.

Këtë për media e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se ata janë shoqëruar në polici për prishje të rendit dhe qet¡sisë si dhe për bezdisje.

Lideri i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, është arrestuar sërish nga Policia e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar shefi i operativës rajonale në Mitrovicë të Veriut, Petrit Fejza. Ai tha se pos Arsenijeviqit është arrestuar edhe një person tjetër.

“Po, është dërguar në stacion dhe i lëshohet një tiketë atij dhe një personi tjetër”, tha Fejza.

Arrestimi i tyre lidhet me prezencën e kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla sot në veri, ku bashkë shkuan për ta vënë gurthemelin e stacionit të ri policor në Leshak.

Sipas Kossev, Kurti u pa edhe në një “fast-food” të hapur në fund të shëtitores së Mitrovicës.