Ballina Kronika Detajet/ Krimi i dyfishtë në Roskovec, ja cili dyshohet të ketë qenë...

Detajet/ Krimi i dyfishtë në Roskovec, ja cili dyshohet të ketë qenë shkaku, pamjet nga vendngjarja

0
9

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Rsokove, ku u qëlluan dhe u vranë me armë zjarri dy persona, Gramos e Lavdosh Kurti nga Altin Kuka. Shkaku, dyshohet se djali i autorit ka pasur një zënkë me dy viktimat.

“Nga ajo që kemi mësuar, në një deklaratë të dhënë, ngjarja ka ndodhur për një grindje që ka pasur mes djalit të autorit, dhe viktimave. Këta të dy, janë vrarë me armë zjarri kallashnikov, kanë humbur jetën menjëherë në vend. Autori tha, i vrava sepse ishin grindur pak ditë me parë me djalin e tij”, raportoi ndër të tjera, gazetarja Valbona Davidhi.