Ballina Rajoni EMRI/ Shkatërrohet banda që terrorizoi Athinën me grabitje, plagoset në ndjekje kapo...

EMRI/ Shkatërrohet banda që terrorizoi Athinën me grabitje, plagoset në ndjekje kapo shqiptar me dy identitete! Tre në pranga, kapen armë dhe drogë, 21 sulme në seri

9
0

Një bandë ekstrakomunitarësh dhe e drejtuar nga një shqiptar, u godit gjatë fundjavës së kaluar në Athinë të Greqisë, teksa cilësohet si autore e të paktën 2 grabitjeve me armë dhe 19 bastisjeve të banesave dhe bizneseve.

Gjatë operacionit policor të forcave të DIAS greke, kreu i grupit, i identifikuar si Pllumb Cara, alias Pllumb Rusi, 39 vjeç, nga Sukthi i Durrësit, u rrëzua nga lartësia dhe mori dëmtime serioze, teksa po trajtohet në spital, ku dhe mbahet i prangosur.

Dy të tjerët e ndaluar janë Yasin Badaëi, 30 vjeç, nga Siria dhe shtetasi grek Evstathios Borgidis, 60 vjeç. Operacioni është zhvilluar më 6 Shtator dhe ka vijuar disa ditë me hetime intensive dhe mbledhje provash.

Siç doli nga hetimi, të pandehurit, të paktën që nga nëntori i vitit 2023, fillimisht kanë kryer grabitje me armë në dyqane e mini markete dhe më pas vjedhje dyqanesh dhe shtëpish në zona të ndryshme të Athinës, si Sintagma, Agios Panteleimonas, Kaisariani, Pagrati, Virona dhe Zografou, madje duke synuar disa herë të njëjtat dyqane, raporton media greke “Npress”.