Ballina Kulturë Eva Alikaj sjell Maria Callas në skenën e TKOB-së

Eva Alikaj sjell Maria Callas në skenën e TKOB-së

0
8

U mbajt premierë absolute në TKOB, vepra Master Class – Maria Callas me autor Terrence McNally, nën interpretimin e aktores së mirënjohur Eva Alikaj.

Vepra është një dramë teatrale e frymëzuar nga klasa të vërteta mësimore që sopranoja legjendare, Maria Callas mbajti në fillim të viteve 1970 në Shkollën e Muzikës Juilliard në New York.

Në skenë, ajo shfaqet si një mësuese karizmatike, por e rreptë dhe shpesh cinike, që u mëson nxënësve jo vetëm teknikën vokale, por edhe kërkesat emocionale dhe shpirtërore që kërkon performanca operistike.

Përmes dialogjeve dhe monologjeve, u shfaqën kujtime nga jeta e saj personale dhe karriera e saj madhështore, duke përfshirë sukseset dhe sfidat e saj, marrëdhënien me Aristotel Onassis dhe humbjet e saj personale.

Një vepër e jashtëzakonshme, e cila rikthen në skenë aktoren e mirënjohur Eva Alikaj në rolin e legjendës Callas me një kast të mirënjohur artistësh dhe bashkëpunëtorësh nga pas.