Ballina Kronika Makina del nga rruga dhe përplaset me trafik ndarësen në Lezhë, dy...

Makina del nga rruga dhe përplaset me trafik ndarësen në Lezhë, dy të plagosur

8
0

Një aksident është shënuar mbrëmjen e së hënës në aksin Thumanë- Lezhë.

Ku një automjet që drejtohej nga një 35 vjeçar ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafik ndarësen.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00. Për pasojë drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja e tij mbetën të plagosur, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të automjetit.