Në fillim Barcelona, më pas Parisi, tashmë Al-Hilal. Kur transferon një yll si Neymar, kostot janë gjithmonë marramendëse. Kjo po ndodh në klubin nga Arabia Saudite dhe do të zgjasë edhe më shumë.
Al-Hilal investoi rreth 100 mln euro për sulmuesin brazilian, kur e bleu nga Parisi. Paga vjetore e tij është 100 mln euro.
Nëse bëjmë një llogari bazuar tek aktivizimi i tij në Arabinë Saudite, rezulton se Al-Hilal paguan 500 mijë dollarë për një minutë lojë.
Trajneri i Al-Hilal, George Jesus, është i zhgënjyer me pritjen e stërngjatur për rikthimin e Neymar. Ai ka kërkuar që braziliani të mos përfshihet në listën e skuadrës për Champions League të Azisë.
Neymar pritet të kthehet pas 6 javësh, por në atë moment ai nuk mund të regjistrohet sërish në ekip për këtë kompeticion. Sulmuesi ka edhe një vit kontratë në Arabinë Saudite dhe deri tani ka rezultuar dështim.