Këto janë pamjet gati apokaliptike të zjarreve që kanë pushtuar Kaliforninë dhe Nevadën në SHBA, duke detyruar rreth 6.000 banorë të largohen nga shtëpitë, pasi iu rrezikohej jeta.
Pamjet e frikshme tregojnë qiellin e skuqur nga flakët dhe re të dendura tymi të zi mbi kontenë San Bernardino.
Ndërkaq, ka arritur në mbi 100.000 numri i personave të evakuuar dhe atyre në pritje të evakuimit.
Shteti i Kalifornisë është përfshirë prej disa ditësh nga një valë temperaturash tejet të larta, të cilat kanë shkaktuar zjarre në pyje. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Neësom, ka deklaruar gjendjen e emergjencës.