Një shqiponjë është vrarë në Norvegji pasi dyshohet se sulmoi dhe plagosi të paktën katër persona, përfshirë një fëmijë 20-muajsh.
Transmetuesi publik NRK raportoi se në sulmin e fundit të shtunën, shqiponja sulmoi një vajzë të vogël që po luante në oborrin e shtëpisë së familjes në rajonin qendror Trondelag.
“Ajo erdhi nga hiçi dhe rrëmbeu vajzën tonë më të vogël. Nëna e saj kërceu dhe rrëmbeu shqiponjën, por duhej të luftonte për ta lënë të ikte. Një fqinj duhej të ndihmonte”, tha babai i vajzës për televizionin.
“Vazhdoi të kthehej, edhe pse fqinji e përzuri me shkop”, shtoi ai.
Nëna dhe fqinji më në fund arritën ta largonin shqiponjën nga vajza. Fëmija përfundoi me qepje dhe gërvishtje në fytyrë, përfshirë nën sy.
Shqiponjat e arta kanë një hapje krahësh deri në dy metra dhe janë të zakonshme në pjesën më të madhe të Skandinavisë. Ato hanë kryesisht gjitarë të vegjël, dhelpra dhe dele.
Mariann Myrvang, e cila u sulmua një ditë më parë, tha për NKR se ajo bëri thirrje për ndihmë kur “diçka e madhe dhe e rëndë ra mbi supet e saj”. Ajo tha se ra në gjunjë, ndërsa burri i saj kapi një degë dhe e përzuri shqiponjën.
Per Kare Vinterdal, një rojtar në Orkdal, tha për VG se ai mbërriti në vendngjarje menjëherë pas sulmit ndaj fëmijës së vogël dhe ishte në gjendje të “eutanizonte” shqiponjën, por nuk tregoi se si u vra ajo.