Ballina Aktualitet Çfarë i ndodhi? Fatos Nano përfundon në spital

Çfarë i ndodhi? Fatos Nano përfundon në spital

29
0

Ish-kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano është shtruar sërish në spital. Lideri historik i PS-së prej disa ditësh ndodhet në spitalin privat Hygeia në Tiranë.

Shkak për shtrimin e Nanos është bërë thyerja e këmbës. Ende nuk dihet si paraqitet shëndeti i 71-vjeçarit, por ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Kjo nuk është hera e parë që ish-kryeministri është shtruar në spitalin Hygeia. Një vit më parë Nano, pasi një komplikacioni me mushkritë ka qëndruar për disa javë i shtruar në spital, ku dhe për pak kohë ka qenë në intubim për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.