Ballina Aktualitet Kush janë qytetet në Shqipëri me më shumë aksidente rrugore? Ja si...

Kush janë qytetet në Shqipëri me më shumë aksidente rrugore? Ja si i rendit eksperti i Sigurisë Rrugore

12
0

Eksperti i Sigurisë Rrugore, Islam Qibini, ka renditur në një emision televiziv disa nga qytetet kryesore ku ndodhin më së shumti aksidente automobilistike.

Qibini tha se më tepër aksidente ndodhin në zonën e Krujës, Lezhës, Shkodrës, Fierit dhe Elbasanit.

Ai shtoi se ka akse rrugore që kanë probleme përsa i përket infrastrukturës dhe sinjalistikës, pavarësisht se sipas tij, ka përmirësime të dukshme në disa aspekte.

“Më tepër aksidentet automobilistike kanë ndodhur në zonën e Krujës, të Lezhës, kanë ndodhur në Shkodër, në zonën e Fierit, por edhe në Elbasan, në aksin Peqin Elbasan kryesisht. Ka akse rrugore që kanë problematikën përsa i përket infrastrukturës dhe tabelave të shenjave rrugore që nuk janë të plotësuara plotësisht. Kemi një përmirësim të dukshëm të sinjalistikës vertikale dhe horizontale, por ende ka segmente të caktuara që nuk janë plotësisht sipas standarteve të kodit rrugor”, tha Qibini.