Vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës ish-drejtori i Policisë Lezhë, Henerigert Mitri, i shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen “Revanshi”.
Ai po hetohet pasi ka dyshime se drejtonte kultivimin e kanabisit në Lezhë dhe organizonte aktivitetin e lojërave të fatit. Ish-drejtori i Policisë së Lezhës është shpallur në kërkim me urdhër të SPAK në maj të këtij viti.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar ndaj tij në mungesë masën e sigurisë “arrest në burg”.
Krahas kultivimit të lëndëve narkotike, ai akuzohet edhe për “grup i strukturuar kriminal”, “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “shpërdorim i detyrës”