Ballina Sport Shqipëria zhgënjen në “Air Albania”, mposhtet nga Gjeorgjia. Ja çfarë thanë protoganistë...

Shqipëria zhgënjen në “Air Albania”, mposhtet nga Gjeorgjia. Ja çfarë thanë protoganistë pas ndeshjes

25
0

Shqipëria është mundur 1-0 nga Gjeorgjia. Një ndeshje jo pozitive për ekipin e Silvinjos, ku kuqezinjtë nuk realizuan asnjë goditje në portë.

Një gol i Kochorashvili në minutën e 71 i dhanë miqve 3 pikët që i bëjnë kryesues të vetëm të Grupit B1 të Nations League.

Vlen të përmendet se kjo është humbja e parë për trajnerin Silvinjo, në stadiumin “Air Albania”, nga koha kur ka marrë drejtimin e kuqezinjve.

Me këtë humbje, Shqipëria mban vendin e dytë me 3 pikë, po aq sa edhe Çekia e vendit të tretë.

Mitaj: “Në përgjithësi bëmë një ndeshje të mirë. Vrapuam më shumë. Kishim 2-3 raste. Por ata i shfrytëzuan më mirë. Loja e parë nuk është justifikim, sepse edhe ata kishin zhvilluar një ndeshje. Hapësirat në krahë i kishim më të shumta.

Duhet ta kishim qarkulluar topin më shumë. Al Itihadi? Fola me menaxherin, pashë ekipet, pashë lojtarët dhe vendosa. Më thanë që do të kisha më shumë minuta, prandaj edhe shkova. Do të luaj më shumë se në Rusi”.

Ramadani: Ndeshje e vështirë, donim të sulmonim, por ata u mbrojtën me 5 e pastaj edhe me 3 mesfushor. Na vuri në vështirësi. Gjeorgjia është shumë e fortë, por edhe ne. Sot nuk ishte dita jonë, por jemi në nivel të njëjtë.

Ata e përgatitën ndeshjen mirë me kundërsulme, Bënë gol dhe ishte shumë e vështirë t’i çanim mbrapa.

Kur dilnim në sulm duhet të isha afër Kvaras, ai bëri diferencën me ne që i shkonim pas dhe të tjerët shfrytëzuan mundësinë”, tha Ramadani.

Kumbulla: Ndeshje shumë e vështirë. E dimin se Gjeorgjia është e fortë me kundërsulme. Kanë sulmues shumë të fortë, më mirë ishte të bënim faull. Në përgjithësi bëmë një ndeshje të mirë. Na vjen keq për tifozët se ishin të shumtë në stadium. Tani duhet të shikojmë përpara.

Paraqitja personale? Nuk ishte shumë e thejshtë për mua për shkak dëmtimesh. Tani jam i lumtur se kam marrë minuta nga Espanyol dhe në Kombëtare kam marr minuta. Jam i lumtur, por i zhgënyer për rezultatin.

Në mbrojtje me 3 apo me 4? Nuk kam shumë diferencë. Kam luajtur me 3 sepse kanë dashur kështu trajnerët. Në kombëtare luaj me 4, njëjtë edhe te Espaynol dhe për mua nuk ka ndonjë problem”, përfundoi Kumbulla.

Hysaj: Bëmë një ndeshje të mirë, nuk është se bëmë ndeshje të keqe. Ndoshta ishim pak më të lodhur se ndeshja e kaluar ndaj Ukrainës. Gjeorgjia është një skuadër në rritje. E kemi parë edhe në Europian. Në fushën tonë, duhet të bënim më mirë. më vjen keq, sepse luajtëm mirë. KE kishim vendosur që do të rrinim dy veta ndaj Kvaraskhelia-s, sepse nuk duhen lënë hapësira, pasi është një kundërshtar i fortë.

Kur një skuadër është e mbyllur, duhet të gjejmë një mënyrë për të depërtuar. Duhet të jemi më të kujdesshëm dhe më të zgjuar në fushë.

Edhe Ukraina ishte një skuadër që na bënte presion, por kishim mundësi të luanim përpara. Shpenzuam shumë atje. Më vjen keq, sepse duhet të jemi më të zgjuar, për të bërë edhe ndonjë faull taktik ndoshta.

Shpirti nuk ka munguar në këtë ndeshje. Të gjithë dhanë maksimumin. E dinim, se do të ishte një ndeshje që mund të vendosej nga gabimet. Duhet të kemi besim gjithmonë për kualifikimin. E kemi mundësinë dhe të vazhdojmë përpara.

E ardhmja? Me Milanin luajta 5 minuta dhe u nisa në Kombëtare. Nuk kam folur ende me klubin. E kam lexuar që jam lënë jashtë listës. Do shkoj nesër dhe do shikoj çfarë do të ndodhë dhe do të shikoj për një zgjidhje. Ndoshta nuk do të rri aty.”

Ishin ndeshje të ndryshime, i jap komplimenta Gjeorgjisë. Barazimi do ishte rezultati i duhur, luajtëm njëjtë. Pas golit ndryshoi çdo gjë.

Mungesat e Brojës e Dakut penalizuan në sulm? Për fat të keq humbëm me 1 gol. I komplimentoj lojtarët pasi bënë maksimumin. Nuk kam ankesa për futbollistët. Grupi është i ekuilibruar me kundërshtarë të vështirë.

Silvinjo: Jam i lumtur me ekipin, nga 24 lojtar nuk i aktivizoj dot të gjithë. Pas dëmtimit të Muçollit na duhej një zëvendësues i Asanit, ndaj morëm Spahiun e Zekën. Me Asllanin jam shumë i kënaqur, ka bërë një paraqitje të mirë.

Gjeorgjia është ekip i mirë fizikisht dhe taktikisht. Jam i kënaqur me Hoxhën. E morën në miqësore dhe Europian ku e meritoi të ishte. I dëgjoj shpesh këto pyetje për lojtarët, por secili ka një rritje natyrale.

Objektivi konkret në Nations League? Nuk jam i zhgënjyer, futbolli i tillë është. Objektivi është të ecim para, të luajmë mirë e të ecim sa më shumë. Morëm një fitore në fillim, sot fatkeqsisht jo. Duam të luajm në tetor për të kaluar grupin e në nëntor të mbyllim më së miri.

A duhej Ernest Muçi përballë një ekipi si Gjeorgjia? Në vend të kujt duhet ta merja? Ai është i fortë dhe i rëndësishëm. Lojtarët kanë nevojë për kohë kur ndryshojnë ligën, ai luan te Besiktas dhe shpresoj të bëj më të mirën për ato dhe për ne”, tha Sylvinho.