Ballina Politika Kush po i rrugaçëron deputetët dhe drejtorët e PS? Pandeli Majko me...

Kush po i rrugaçëron deputetët dhe drejtorët e PS? Pandeli Majko me sjellje turpëruese ndaj gazetares, e shtyn me forcë

0
13

Deputeti i Partisë Socialiste në Shqipëri, Pandeli Majko, ka shtyer me forcë gazetaren e Euronews Albania pas një pyetje që ia parashtroi kjo e fundit.

Në pamjet që ka publikuar mediumi në Shqipëri, shihet se ajo shtyhet me forcë nga deputeti i partisë në pushtet pas pyetjtes së bërë.

Për këtë, ka bërë një reagim vetë mediumi në Shqipëri, duke thënë se pamjet janë “revoltuese” dhe tregojnë se si “personazhe si Majko, mendojnë se kanë të drejtë të tregojnë forcën shtypëse të tyre përballë kudo”.

“Nje sjellje skandaloze dhe e turpshme e deputetit të PS Pandeli Majko përpara gazetarëve. Gazetarja e Euronews Albania i afrohet me shumë mirësjellje për t’i bërë një pyetje, por Majko i cili njihet si një nga deputetët “memecë” te Kuvendit e ka shtyrë me forcë. Pamjet jane revoltuese dhe tregojnë se si disa personazhe si Majko, vetëm se kanë veshur kostum, mendojnë se kanë të drejtë të tregojnë forcën shtypëse të tyre përballë kujdo”, thuhet në reagimin e mediumit.