Ballina Lifestyle Adele njoftoi mes lotësh se do të bëjë një pauzë të gjatë...

Adele njoftoi mes lotësh se do të bëjë një pauzë të gjatë nga muzika! Burime të afërta të këngëtares shprehen se ajo do t’i përkushtohet familjes

15
0

Këngëtarja e njohur, Adele, ka njoftuar të shtunën se do të bëjë një pauzë të gjatë nga muzika. Adele u shfaq më gati se kurrë për ti shijuar këto pushime.

Një burim i afërt i këngëtares foli për US Weekly ku tha se : “Adel është gati për kapitullin e saj të ardhshëm, ajo dëshiron të bëjë një hap prapa dhe të fokusohet te familja e saj.

Më vonë vetë Adele u shpreh se turneu  i ka marrë shumë nga koha e lirë, ndaj i duhet ca kohë pushim.

“Turneu i saj ishte shumë i lodhshëm. Mezi pres të ketë më shumë kohë të lirë ”, shpjegon ajo.

Pas njoftimit të saj për shkëputjen nga muzika, fansave do tju duhet të jenë të durueshëm deri në koncertin e radhës nga Adel.

Këngëtarja e “Someone Like You” njoftoi të shtunën se do të marrë një pushim ” tepër të gjatë ” nga muzika duke thënë se:

“Unë nuk po ndihem më rehat duke përformuar, më pëlqen shumë muzika por më duhet një pushim të paktën për 3 vjet, ky do të jetë një ndër pushimet më të gjata që kam bërë ndonjëherë,” i tha ajo publikut të saj gjatë koncertit të 10-të dhe të fundit të qëndrimit të saj në Mynih.

Edhe pse ajo ka ende 10 shfaqje në Las Vegas, Adele u tha fansave të saj: ” Pas kësaj, nuk do t’ju shoh për një kohë tepër të gjatë dhe do t’ju mbaj në zemrën time për sa kohë do të jetë pauza”.

Më pas këngëtarja 36-vjeçare u emocionua teksa pranoi se i duhet të  pushojë dhe të marrë pak kohë për tu relaksuar.

“Kam kaluar shtatë vitet e fundit duke ndërtuar një jetë të re për veten time dhe dua ta jetoj atë tani ”, tha ajo mes lotësh.