Nga Spartak Ngjela
Për zonjën Rudina Hajdari
Zonjë!
Historinë e një kombi, për liri, e drejtojnë figurat e mëdha.
Ti gjithmonë duhet të kujtosh me krenari se…
Heronjtë nuk vdesin, por ne dhimbjen tonë nuk e shuajmë dot.
Vlera kombëtare e Azem Hajdarit do të jetë gjithmonë një monument në historinë e Shqipërisë, dhe, për të gjithë shqiptarët, brez pas brezi…
Heroizmin për atdheun dhe për lirinë dinë ta shfaqin me zulm, vetëm heronjtë, prandaj janë dhe të pavdekshëm.
Me shumë fat është ai popull, ai vend dhe ai shtet që e gjen heroin e vet atëherë kur ai i duhet.
Kështu e gjeti fatin e vet edhe Shqipëria jonë kur, mbi gjëmën tonë, Azem Hajdari, e shpërtheu me guxim të madh veprën e tij me vlerë të madhe historike, për shkallmimin e tiranisë komuniste në Shqipëri.
Ky ishte miku im, Azem Hajdari, i cili tani është një vlerë madhe në historinë tonë kombëtare, por edhe një mik suprem i të gjithë shqiptarëve…