Ballina Sport ​Ten Hag për kritikat e Ronaldos: Nuk i dëgjoj zhurmat nga jashtë

​Ten Hag për kritikat e Ronaldos: Nuk i dëgjoj zhurmat nga jashtë

9
0

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka hedhur poshtë kritikat e fundit të Cristiano Ronaldos duke thënë se zhurma e jashtme rreth klubit nuk e shqetëson atë.

Duke folur me ish-bashkëlojtarin e United, Rio Ferdinand në një podcast, Ronaldo tha se Ten Hag kishte gabuar kur tha në një intervistë para-sezonale se klubi ishte “shumë larg” nga fitimi i Premierligës.

Edhe pse Ronaldo vazhdoi të thoshte se ai gjithashtu mendonte se klubi i tij i vjetër nuk mund ta fitonte kampionatin, ai ndjeu, se trajneri Ten Hag po dërgonte mesazhin e gabuar.

I pyetur për komentet e sulmuesit veteran Ten Hag tha se Ronaldo kishte thënë të njëjtën gjë.

“Jo, ai tha këtë, nëse e lexoni shumë mirë artikullin,” tha Ten Hag. Ai ka të drejtë për mendimin e tij. Është në rregull. Ai është shumë larg në Saudi, shumë larg Mançesterit.”

Pas humbjeve të njëpasnjëshme nga Brighton dhe Liverpool, United shkon në Southampton duke e ditur se humbja do t’i dënojë ata me fillimin e tyre më të keq që nga viti 1986-87, kur Ron Atkinson u shkarkua dhe u zëvendësua nga Sir Alex Ferguson.