Ballina Politika Vendimi i mazhorancës socialiste për mandatin e Xhaçkës, deputeti demokrat: Sot duhet...

Vendimi i mazhorancës socialiste për mandatin e Xhaçkës, deputeti demokrat: Sot duhet të ishte shpërndarë Kuvendi

8
0

Vendimi i mazhorancës socialiste me abstenimin e djeshëm në seancën plenare, për të mos dërguar në Gjykatën Kushtetuese mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka, është shkak për t’u shpërndarë parlamenti. Kështu u shpreh deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, në një intervistë televizive.

‘Nuk mund të degradojë parlamenti. Ky është një anormalitet, ajo gjuhë turpëron çdo shqiptar. Për çështjen e votimit në një vend normal, normal ama, sot duhet të kishte rënë parlamenti,. Pasi parlamenti ka bërë një akt jo kushtetues. Parlamenti dje ka refuzuar, nuk është bindur, ka asgjësuar autoritetin e gjykatës Kushtetuese. Parlamenti ka përdhosur, ka refuzuar Kushtetuese, mbrëmë në darkë me votën e PS-së praktikisht Republika ka rënë jemi një vend tribal. Në bazë të çdo normave. Në kuptimin institucional Republika ka rënë mbarëm. Është një grusht shteti pa armë, pa armë rrëzohet gjykata Kushtetuese në parlament. Republika mbrëmë ka rënë. Çdo gjë është antidemokratike. Është ilegjitime.’- tha Çollaku.

Duke u ndalur te situata brenda PD-së, Çollaku tha se është e dëmshme që opozita të thërrmohet dhe të shkojë e përçarë në zgjedhje.

‘Është e dëmshme të thërrmohet opozita. Pashë një lëvizje parlamentare nuk do të doja thërrmonin e opozitës. Mendoj se në rast se ka ide të ndryshme nuk shoh ndonjë dramacitet. Duhet shmangur shkuarja në zgjedhje të ndarë, pasi është vetëvrasje politike. Unë jam deputet i PD-së, kam refuzuar të dal nga grupi i PD. Jam ftuar të marr pjesë në grupin parlamentar kam pranuar të marr pjesë. Nuk përfaqësoj askënd flas në bazë të ndërgjegjjes sime.’– tha Çollaku.

Sa i takon raporteve me SHBA-në, Çollaku i konsideroi jetike.

‘Raporti i PD-së me SHBA-në është jetik. Unë mendoj se çdo individ edhe më i rëndësishmi i historisë së saj duhet të ketë garanci të ballafaqohet, pa asnjë lloj imuniteti përball drejtësisë. Beteja me drejtësinë duhet bërë dhe kërkon kushte të drejta dhe të barabarta.’
– tha Çollaku.