Ballina Sport Ylli i Realit i qëndron besnik klubit, kërkon publikisht rinovimin e kontratës

Ylli i Realit i qëndron besnik klubit, kërkon publikisht rinovimin e kontratës

43
0

Veterani i Real Madridit, Dani Carvajal, së fundmi ka ndarë disa mendime sa i përket të ardhmes së tij, duke e bërë të qartë se prioriteti i tij është që të vazhdojë tek ‘Los Blancos’.

Ai e ka pranuar se nëse të gjitha palët e përfshira në negociata pajtohen, ai do ta rinovonte kontratën e tij aktuale.

“Nëse të gjitha palët pajtohen, unë dua ta rinovojë dhe ta zgjasë karrierën time tek Real Madridi. Ka qenë gjithmonë ëndrra ime dhe është ende ajo që dua”, ka thënë Carvajal për Mundo Deportivo.

Carvajal, i cili ka qenë një lojtar kyç për Carlo Ancelottin, ka luajtur një rol të madh në sukseset që arritën madrilenët sezonin e kaluar.

Reprezentuesi spanjoll edhe një herë tjetër e theksoi besnikërinë që ka ndaj Real Madridit, duke thënë se nuk do të luante për asnjë klub tjetër në Evropë.

“Nuk do të doja të luaja për ndonjë klub tjetër në Evropë pas kohës sime këtu tek Real Madridi. Ka të bëjë me respektin”, ka thënë ai.

Carvajal në 421 ndeshje zyrtare të luajtura deri më tani me fanellën mbretërore, ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar 64 asistime.

Për fund, ai foli edhe për garën e ashpër për titull në La Liga dhe përkundër faktit se kanë mbetur katër pikë mbrapa Barcelonës, Carvajal mbetet i qetë dhe me besim.

“Ne kemi zhvilluar vetëm katër ndeshje, është një garë e gjatë dhe kalendari po bëhet më i ngarkuar, ndeshjet janë më kërkuese dhe sigurisht ata do të lëshojnë pikë”, përfundoi Carvajal.