Ballina Sport Inter dhe Milan nuk tregojnë interes për rindërtimin e stadiumit të njohur

Inter dhe Milan nuk tregojnë interes për rindërtimin e stadiumit të njohur

10
0

Inter dhe AC Milan kanë refuzuar projektin për rindërtimin dhe modernizimin e stadiumit të cilin e ndajnë, ka njoftuar kryetari i qytetit të Milanos, Giuseppe Sala, të premten.

I njohur zyrtarisht për Inter si “Giuseppe Meazza” dhe për Milan si “San Siro”, stadiumi me një kapacitet prej 80 mijë vendesh është i ndërtuar në vitin 1926.

Për të rritur të ardhurat të dy klubet kanë bërë të ditur dëshirën e tyre për t’u larguar nga stadiumi, i cili është në pronësi të qytetit të Milanos. Të dy klubet kanë projekte të stadiumeve të reja në planet e tyre. 

“Dy klubet thanë jo për rindërtimin e stadiumit, të propozuar nga grupi ndërtues WeBuild“, ka thënë Sala pas një takimi me zyrtarët e dy klubeve.

Ai ka shtuar se analizat teknike dhe ekonomike të ofruara nga klubet kanë treguar se projekti nuk mund të realizohet me një kosto të përballueshme dhe nuk dëshirojnë të ecin në këtë drejtim.