Java që lam pas shënoi sërish një dobësim të monedha të huaja.
Sipas kursit zyrtar të bankës së Shqipërisë një euro blihej me 99.37 lekë dhe shitej me 100.9 .
Por përgjatë ditëve ndryshimi nisi gradualisht duke vijuar me 99.12 lekë në blerje dhe 99.78 lekë në shitje.
Brenda këtyre tre muajve është rasti i dytë i zhverësimit, ndërsa vjen në momentin kur edhe fluksi i pushuesve ka rënë ndjeshëm.
Megjithatë ekspertët shtojnë se janë edhe dërgesat e emigrantëve si dhë niveli i investimeve të huaja që po ndikojnë në tregun e këmbimit vaultor.
Ndërkohë dollari amerikan ka pasur ndryshime të lehta, madje edhe një rritje në 12 shtator kur shkoi në 89.9 lekë në blerje dhe 90.86 në shitje.
Por e premtja bëri që leku të fitonte sërish terren. Duke zbritur nën 90 lekë.
Në analizat e bëra prej bankës së Shqipërisë raportohet se monedha vendase do të vijojë të forcohet.
Në këtë mënyrë do të ndikojë dhe në frenimin e rritjes së çmimeve, sidomos sa i përket mallrave të importit.
Po ashtu një efekt pozitiv do të vijojë të japë edhe në uljen e nivelit të borxhit të jashtëm që ka vendi.
Sa i përket anës negative janë të ardhurat nga zhdoganimet apo dhe nga eksportet që krijojnë më pak të ardhura.