Ballina Aktualitet Dënimi për pasurinë, Ish-kreu i Kushtetueses Bashkim Dedja kërkon pafajësi në Gjykatën...

Dënimi për pasurinë, Ish-kreu i Kushtetueses Bashkim Dedja kërkon pafajësi në Gjykatën e Lartë

5
0

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, kërkon pafajësinë e tij në Gjykatën e Lartë. I dënuar nga dy shkallët më të ulëta të gjyqësorit për “fshehje e mosdeklarim të pasurisë” Dedja ka bërë përpjekjen e radhës në Gjykatën e Lartë.

Në shkallën e tretë Dedja kërkon të rrëzojë vendimin e Apelit të Posaçëm të shkurtit 2024, që e dënoi me 6 muaj burg, dënim që u konvertua në 1 vit Shërbim Prove. Dedja u vu nën akuzë nga SPAK pasi u shkarkua nga procesi i vetingut.

Sipas SPAK, ai nuk kishte deklaruar një apartament në Durrës. Në vijimësi ish-kreu i Kushtetueses ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzës.