Ballina Kronika Kishin përshtatur lokalin për përdorim të lëndëve narkotike dhe lojrave të fatit,...

Kishin përshtatur lokalin për përdorim të lëndëve narkotike dhe lojrave të fatit, në pranga pronari dhe kamarieri

6
0

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Lushjne pasi kishin përshtatur lokalin për përdorim të lëndëve narkotike dhe lojrave të fatit. Mësohet se në pranga kanë rënë 23-vjeçari me iniciale J.T pronari i lokalit dhe 21-vjeçari me iniciale K.A kamarier.

Gjithashtu në aparatet celular të dy të rinjëve shërbimet e Policisë gjetën faqe të ngjashme me ato të lojrave të fatit, dhe nga kontrolli i lokalit u gjetën dhe sekuestruan doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa.

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë/Aksione të përditshme në kuadër të megaoperacioneve “Tempulli”, dhe “Sundimi i Ligjit”. Kishin përshtur lokalin për përdorim të lëndëve narkotike dhe lojrave të fatit, vihen në pranga pronari dhe kamarieri i lokalit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në kuadër të megaoperacioneve “Tempulli”, dhe “Sundimi i Ligjit”, nga kontrollet e ushtruara në ambjente dhe lokale, kanë goditur një tjetër rast të përdorimit të drograve në lokale, si dhe përshtatjen e lokalit për aktivitetin e jashtëligjshëm të lojrave të fatit.

Për këtë rast u kapën në flagrancë shtetasit J. T., 23 vjeç, dhe K. A., 21 vjeç, (pronari dhe kamarieri i lokalit), të dy banues në Lushnjë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin përshtatur lokalin në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, për përdorim të lëndës së dyshuar narkotike cannabis, si dhe për aktivitetin e lojrave të fatit. Në aparatet celular të këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën faqe të ngjashme me ato të lojrave të fatit, dhe nga kontrolli i lokalit u gjetën dhe sekuestruan doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa. Në vijim të veprimeve procedurale Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier arrestoi shtetasit J. T., dhe K. A. Në cilësinë e provës materiale u sekuestua lënda narkotike, 1 grirëse, dhe 5 aparatë celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.