Ballina Kronika Plagosi sot me armë zjarri dy persona, merr fund arratia e Lul...

Plagosi sot me armë zjarri dy persona, merr fund arratia e Lul Rakajt, 13 vite më parë vrau…

24
0

Lul Rakaj, autori i plagosjes së dy personave këtë mëngjes në Malësi të Madhe është arrestuar pas disa orësh arrati.

Rreth orës 09:45, në hyrje të një lokali, Lul Rakaj plagosi me armë zjarri shtetasit Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore.

Lul Rakaj ka vrarë para rreth 13 vitesh shtetasin Kolë Mushku në Hot të Malësisë së Madhe teksa është hakmarrë për vrasjen e babait të tij të cilin Kolë Mushku e kishte vrarë më përpara.